Loading…

Jennifer Lopez nuk po mundet ta shijoj romancën: Një armik i panjohur po përpiqet ta përfshijë në telashe me policinë

  • 11/06/2021 | 18:45

Jennifer Lopez nuk po mundet ta shijoj romancën: Një armik i panjohur po përpiqet ta përfshijë në telashe me policinë

Dikush duket se e ka vendosur që ta përfshijë Jennifer Lopez patjetër në telashe, por ende nuk është mësuar se për kë bëhet fjalë. Burime nga departamenti i policisë ka zbuluar se prej 6 muajsh vijnë ankesa dhe telefonata se në shtëpinë e këngëtares bëhet shumë zhurmë dhe dëgjohet muzikë me zë të lartë. Mirëpo sa herë policët kanë shkuar për kontroll në shtëpinë e këngëtares nuk kanë gjetur asgjë që mund të jetë shqetësuese për banorët rreth e rrotull.


Thuhet se në njërin nga rastet në fjalë, policët kanë gjetur në shtëpi vetëm kopshtarin, i cili nuk ishte dëgjuar fare muzikë. Burimet thonë se telefonatat nisën menjëherë pasi Jennifer Lopez performoi në inaugurimin e presidentit të SHBA-ve, Joe Biden. Kështu, kanë nisur dyshimet se këto telefonata janë motivuar nga qëllime politike për të nxjerrë keq artisten dhe për ta përfshirë në telashe.

Gjithashtu thuhet se tashmë skuadra e Jennifer po punon që ta zgjidhë këtë mister, i cili ka shqetësuar jo vetëm artisten, por edhe policinë.

Ndërkohë kujtojmë se së fundmi është raportuar se së shpejti ajo do të largohet nga shtëpia e saj për të nisur një jetë të re pranë partnerit, Ben Affleck. Një burim ka treguar ekskluzivisht për “E! Neës” se Jennifer  është gati të largohet nga Miami dhe të lërë shtëpinë e saj luksoze, ku shijoi një fundjavë të këndshme me Affleck. Thuhet se Jennifer është zhvendosur në Los Angeles, Kaliforni, së bashku me binjakët e saj 13-vjeçarë, Emme dhe Maximilian.

Edhe pse është e paqartë se kur do të lëvizë në Bregun Perëndimor, personat e saj të afërt kanë thënë se ajo po planifikon që të bëj Kaliforninë shtëpinë e saj të re.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë