Loading…

Jennifer Lopez rikthehet si protagoniste e komedive romantike

  • 11/05/2026 | 21:14

Jennifer Lopez rikthehet si protagoniste e komedive romantike

Netflix ka publikuar pamjet e para të komedisë romantike Office Romance, ku rolet kryesore i interpretojnë Jennifer Lopez dhe Brett Goldstein.


Filmi rrëfen historinë e një drejtueseje të fuqishme kompanie, e cila përfshihet në një lidhje romantike me avokatin e ri të kompanisë ajrore ku punon. Marrëdhënia e fshehtë mes tyre fillon të rrezikojë pozitën dhe karrierën e të dyve.

Nën regjinë e Ol Parker, projekti sjell edhe emra të njohur si Betty Gilpin, Amy Sedaris dhe Jodie Whittaker. Filmi pritet të nisë transmetimin më 5 qershor.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë