Lirak Çelaj nuk do të jetë më zëvendësministër i Drejtësisë. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Metro vetë Çelaj.
Arsye për këtë, sipas Çelajt, është angazhimi në PDK rreth zgjedhjeve lokale që do të mbahen këtë vjeshtë.
‘Ia kam dorëzuar dorëheqjen time kryetarit Veseli, për t’u angazhuar në PDK rreth zgjedhjeve’, ka thënë Çelaj për gazetametro.net.
Ndërkohë, Çelaj duket se Ministrinë po e lë i kënaqur, pasi ai ka falënderuar gjithë stafin e kësaj ministrie, e me theks të veçantë ish-ministrin Hajredin Kuçin dhe ministren e tanishme, Dhurata Hoxha.
Ndryshe, Lirak Çelaj, është kryetar i Degës së PDK’së në Komunën e Prishtinës./gazetametro.net