Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka dhënë dorëheqje nga ky post, shkruan Gazeta Metro.
Këtë e ka bërë të ditur vet Vitia në një konferencë për media, i cili ka thënë se këtë po e bën për fushatën zgjedhore pasi siç dihet ai është kandidat i Vetëvendosjes (VV), për kryetar të Prishtinës.
“Më lejoni që të ju njoftojë për një vendim që e kam marrë në bashkërendime me kryeministrin Kurti dhe me LVV’në. Unë sot po e përmbyll angazhimin tim në këtë detyrë me të cilën më ka ngarkuar kryeministri Kurt i që do t’i jem mirënjohës jo vetëm për besimin por edhe për mbështetjen”, ka thënë Vitia.”, ka thënë Vitia.
Vitia ka thënë se detyrat i bartë tek stafi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe se Dafin Gexha do ta zëvendësojë atë në postin e ministrit.
Më poshtë keni konferencën e tij. /gazetametro.net