Loading…
Jeremic akuzon Vucic’in: I ka premtuar perëndimit se do t’i sigurojë Kosovës ulësen në OKB
  • 18/03/2019 | 23:25

Jeremic akuzon Vucic’in: I ka premtuar perëndimit se do t’i sigurojë Kosovës ulësen në OKB

Ish shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremic ka thënë se Aleksandar Vucic i ka premtuar perëndimit se do t’ia sigurojë Kosovës ulësen në OKB, transmeton Gazeta Metro

Pas protestave të pasukseshme për ta rrëzuar presidentin serb, kryetar i Partisë Popullore, po thotë se perëndimi nuk e do largimin e Vuçiqit, para se ky i fundit përmes marrëveshjes me Kosovën, t’i sigurojë asaj ulësen në OKB.

“Perëndimi nuk e do largimin e Vucicit deri sa ai të realizojë premtimin e dhënëm e që është marrëveshja me Prishtinën që do t’i siguronte Prishtinës anëtarësimin në OKB”, ka thënë ai.

Sipas Jeremic, përmes delimitimit të kufirit në bazë të marrëveshjes, Serbia do ta humb përgjithmonë Kosovën.

Tash e disa muaj partitë opozitare në Serbi janë duke protestuar kundër Presidentit Serb, Aleksander Vucic’it./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë