Loading…

Jeremic: Atmosferë lufte që të arsyetohet njohja e Kosovës

  • 07/12/2018 | 10:20

Jeremic: Atmosferë lufte që të arsyetohet njohja e Kosovës

Sipas kryetarit të Partisë popullore të Serbisë, Vuk Jeremic, kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic me “partmerët e tij” Thaçi e Haradinaj, me regji po e krijon atmosferën si në prag të luftës, në mënyrë që të ketë arsyetim për nënshkrimin e marrëveshjes, me të cilën do të bëhej e mundur që Kosova të hyjë në OKB.

Jeremic ka thënë se Vucic e Thaçi janë takuar më 4 nëntor në Romë, ndërsa vetëm pak ditë pas kësaj Prishtina i ka ngritur taksat në prodhimet e Serbisë njëherë në 10 për qind e pastaj edhe në 100 për qind”, citon gazeta “Danas” kumtesën e Partisë popullore, transmeton GazetaMetro.net.

“Nëse përkufizohen Serbia e Kosova në mënyrën në të cilën e duan Vucic e Thaçi, atëherë s’do të ketë pengesa që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së. Nëse bëhet anëtare e OKB-së, atëherë nuk ka më mekanizma të drejtësisë ndërkombëtare që të pengohet ndryshimi i kufijve në Ballkan, duke filluar nga formimi i Shqipërisë së madhe e më tutje”, ka thënë Jeremic./GazetaMetro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë