Loading…
Jeremic në Kosovë: Nuk guxojmë t’ia lejojmë Vucicit ‘përkufizimin’
  • 16/06/2019 | 16:52

Jeremic në Kosovë: Nuk guxojmë t’ia lejojmë Vucicit ‘përkufizimin’

Kryetari i Partisë popullore të Serbisë Vuk Jeremic ka qëndruar në Kosovës, ku ka thënë se kryetarit të Serbisë Aleksandar Vucic nuk guxojnë t’ia lejojnë të arrijë marrëveshje për “përkufizimin” (razgranicenje), transmeton Gazeta Metro.

Kjo, sipas liderit opozitar serb, do të thoshte njohje e Kosovës si shtet i pavarur, heqje dorë pakthyeshëm nga njër prej shtyllave të identitetit kombëtar serb, si dhe krimin i “Shqipërisë së madh” për më së shumti 10 vite.

Sipas Jeremicit, pa nënshkrimin e Serbisë Kosova nuk mund të fitojë pavarësinë, ndërsa “regjimi i progresistëve në krye me Vucicin” është i gatshëm të vë nënshkrimin në një marrëveshje të tillë, në mënyrë që të mund ta vazhdpjë pushtetin e tij “me plaçkitje të përmasave të pashënuara, dhunë e lidhje me kriminalitetin e organizuar”, transmeton “Danas”.

Jeremic ka thënë në Pasjan, afër Gjilanit, se partia e tij kundërshton çfarëdoqoftë marrëveshjeje, e cila do të nënkuptonte ndryshimin e kufijve të Serbisë, të cilat janë të përcaktuara me Kushtetutën e Sëerbisë dhe Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë