Loading…

Jeta dhe karriera profesionale e regjisores shqiptare, Vjosa Berisha

  • 23/06/2022 | 18:51

Jeta dhe karriera profesionale e regjisores shqiptare, Vjosa Berisha

Ditën e sotme (e enjte) u bë e ditur se ka vdekur regjisorja e njohur, Vjosa Berisha.


Ajo prej më shumë se një viti ishte e diagnostikuar me kancer në vezore, ndërkohë që menjëherë kishte filluar me trajtimet jashtë vendit.

E njëjta prej shumë vitesh ka qenë e përfshirë në industrinë e filmit, e në projekte të ndryshme që kryesisht lidhen me artin.

Por, kush ishte Vjosa Berisha?

Regjisorja, që la pas vetes një karrierë të bujshme artistike, ka lindur më 23 korrik të vitit 1972 në Prishtinë.

Ajo ka mbi 20 vjet përvojë në marrëdhëniet me publikun, median e po ashtu edhe industrinë e filmit.

Artistja kishte krijuar një kompani të quajtur ‘B2’ së bashku me partnerin e saj, Fatos Berisha, me zyrë në Kosovë dhe Shqipërisë.

E ndjera është gjithashtu bashkëthemeluese dhe ka menaxhuar Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë (PriFest) që nga fillimi, në pozitën e drejtorit që e ka rikthyer në një nga ngjarjet më të rëndësishme në industrinë e filmit në Kosovë.

Festivali në fjalë ka në konkurrim programe evropiane, ballkanike, të mesme dhe dokumentare, si dhe drejton një platformë rajonale të industrisë së filmit PriFORUM.

Berisha në vitin 2015 mori kursin e EAVE Producers Workshop, duke u bërë pjesë e këtij rrjeti të madh producentësh nga Evropa dhe bota, si e diplomuar në EAVE Generation 2015.

Mes tjerash, Vjosa prodhoi dy filma artistikë deri më sot, filmin e saj të parë artistik si producente – “The Flying Circus” (2019) me skenaristin dhe regjisorin Fatos Berisha dhe bashkë prodhuar filmin artistik maqedonas “The Happiness Effect” (2019) me regjisorin Borjan Zafirovski.

Ka punuar gjithashtu edhe në shumë projekte të tjera video dhe televizive.

Vjosa Berisha ishte anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit që nga viti 2013.

Përveç gjithë bagazhit të madh artistik, Vjosa është parë gjatë gjithë kohës e buzëqeshur e me plot motiv për jetë.

Ajo ka qenë e martuar me producentin Fatos Berisha dhe kanë bashkë një djalë të quajtur, Lekë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë