Vangelija Pandova Gusterova, e njohur në popull si Baba Vanga ka lindur më 3 tetor të vitit 1911, në Strumicë të Maqedonisë. Është verbuar si 12-vjeçare, kur një stuhi e fuqishme e ka zënë në fushë, ndërsa era ia ka mbushur sytë me zallë e pluhur, transmeton Gazeta Metro.
Pas shërimit dyvjeçar, i ati e ka dërguar vajzën në shtëpinë e të verbërve në Zemun. Tri ditë më pas, kur ka mbetur i ve, e ka khtyer në shtëpi për t’u kujdesur për vëllezërit më të rinj. Në vitin 1939 ajo është sëmurë dhe ka qenë buzë jetës e vdekjes, ndërsa aftësitë e saj paranormale e të parashikueses i ka shfaqur në vitin 1941.
I riu Dimitar Gusterov nga Petriça, si edhe të gjithë të tjerët në Bullgari, ka dëgjuar për aftësitë e Vangës. Kur ka shkuar të ajo, ajo i ka thënë që në derë:
“E di pse ke ardhur!”
“Atëherë ma thuaj, Vanga, kush e ka vrarë vëllanë tim?”
Por Vanga, ndonëse e shihte qartë fytyrën e vrasësit, nuk ka dashur t’ia thotë. Ka qenë e vetëdijshme se i riu për shkak të hakmarrjes do të dënohej me burg.
“Pusho së kërkuari hakmarrjen! Edhe ashtu do të jesh dëshmitar i fundit të tij”, i ka thënë.
Dimitri ka dalë nga shtëpia e Vangës i pakënaqur me atë përgjigje, por pas disa ditësh ka ardhur prapë. Dhe prapë… Shpesh ka kthyer për biseda të ndryshme, sepse është dashuruar në të. Kanë vënë kurorë në vitin 1942.
Pas kthimit nga lufta është sëmurë dhe ka rënë. Ka vdekur në vitin 1962 nga ciroza e mëlqisë. Vanga ka qenë e thyer. Në shenjë të dashurisë së tij, dhe pikëllimit, e ka vënë shaminë e zezë në kokë dhe nuk e ka hequr deri në vdekje./gazetametro.net