Loading…
Jeta e një agjenti: Nuk do ta besoni sa paguhet një punëtor i Shërbimit Sekret
  • 14/04/2019 | 11:38

Jeta e një agjenti: Nuk do ta besoni sa paguhet një punëtor i Shërbimit Sekret

Agjentët e Shërbimit Sekret janë punonjës të Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara, agjenci federale për zbatimin e ligjit nën Departamentin e Sigurisë Kombëtare, transmeton Gazeta Metro.


Kjo agjenci, është përgjegjëse për mbrojtjen e liderëve kombëtarë, si dhe për ruajtjen e infrastrukturës.

Me kërcënimet ndaj sigurisë kombëtarëve, jeta e një agjenti të Shërbimit Sekret mund të përfshijë ndonjëherë rrezikshmëri të lartë.

Por a e keni menduar ndonjëherë se sa paguhen ata?

Si punonjës të qeverisë federale, agjentët e Shërbimit Sekret paguhen sipas normave të pagave të përgjithshme (GS) siç përcaktohet nga Zyra e Menaxhimit të Personelit.

Tarifat speciale ofrohen për oficerët e zbatimit të ligjit dhe përcaktohen me prefiksin ‘GL’.

Në varësi të arsimit dhe kualifikimeve të tjera, agjentët e posaçëm fillojnë në klasën GL-07, e cila për 2019, varionin nga 40,634 në 51,389 dollarë , ose në klasën GL-09, duke filluar nga 45,319 në 58,477 dollarë.

Gjatë zhvillimit të karrierës së tyre, agjentët e posaçëm mund të punojnë në nivelin GS-13. Kjo klasë është pjesë e Listës së Përgjithshme dhe paguhet në mes të 75,628 dhe 98,317 dollarë në vitin 2019.

Shërbimi Sekret njofton se promovimi për pozitat mbi nivelin GS-13 bazohet në performancën dhe është konkurrues, e përveç kësaj pagese bazë, agjentët gjithashtu mund të marrin pagesa shtesë bazuar në lokalitetin e tyre./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë