Loading…
Jeta Xharra: Ëndrra e Milosevicit po plotësohet, Kosova po zbrazet
  • 08/04/2019 | 10:27

Jeta Xharra: Ëndrra e Milosevicit po plotësohet, Kosova po zbrazet

Gazetarja Jeta Xharra ka thënë se ëndrra e kriminelit serb, Slobodan Milosevic, po realizohet pasi që Kosova është duke u zbrazur, transmeton Gazeta Metro.


Ajo ka publikuar një foto para ambasadës sllovene, ku shihet një numër i madh njerëzish, të cilët po presin për viza.

“Çdo ditë zgjohem me këtë pamje, rendi te ambasada sllovene, 50-100 veta. Ambasada m’ka thane qe i leshon diku 200 viza ne jave, familjeve te tana”, ka shkruar Xharra.

Ajo ka shtuar se kjo pamje i kujton ëndrrat e Milloshevicit, për ta zbrazur Kosovën nga Shqiptarët.

Postimi i plotë:   

Çdo ditë zgjohem me këtë pamje, rendi te ambasada sllovene, 50-100 veta. Ambasada m’ka thane qe i leshon diku 200 viza ne jave, familjeve te tana. E ne ate moment me vjen munim se m’kujtohet Millosheviqi qe shihke anderr me e shpraz Kosoven prej shqipaterve! (Heci prane ketyne njerezve tu shku ne pune pa i kqyr ne sy sepae po m’vjen inati qe po ja plotesojme deshiren qati njeri qe ka dek edhe pertej varrit po i plotesohet deshira./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë