Gazetarja Jeta Xharra, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që janë duke ndodhur kundër dhunës institucionale dhe shoqërore ndaj grave në Kosovë, me fokus të veçantë protestën e fundit të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje para stacionit policorë në Prishtinë.
Xhara duke komentuar aksionin e aktivistëve të VV’së, ka thënë që policët duhen të ndihen të privilegjuar që janë sulmuar vetë me ngjyrë, pasi dikush mund të shkojë ‘aq fell sa me jau kall stacionin’, transmeton gazetametro.net.
Ajo po ashtu ka thënë se Policia e Kosovës nuk po punon aq sa duhet, kështu duke treguar për hulumtimet e BIRN që kanë bërë ndaj policisë së Kosovës.
‘”Pra stacioneve të policisë në Kosovë sot ju them që keni fat që situata hala s’ka shku qaq fell sa me ju kall dikush stacionin pikërisht se kur po vinë gratë mu anku te ju, juve sistematikisht spo jau nin”, ka shkruar Xharra, transmeton gazetametro.net
Ky është postimi i plotë i saj:
Në filmin e njoftun amerikan që po inspiron fushata kundër dhunës ndaj grave “Tre posterat…” personazhi kryesor, një Fermere e fortë, i pagun tre reklama me i ngjit tre postera në një rrugë ku kalon patrolla e policisë çdo ditë edhe posterat janë ka një pyetje përafërsisht të tilla: “Pse qe një vit hala s’e keni arrestu njerin që ma ka rreh e vra qikën?”, “Pse hala ska hetim për me ndjek vrasësin e qikës teme?”. Pas një kohe, kur policia prap s’bon kurgjo tu i pa kto postera (madje ja shkyn e ja nis presionin ndaj nanës), nana e qikës, Fermerja, vendos me kall stacionin e policisë në atë qytet edhe qe besa e kall!
Pas këtij incidenti, për çudi, ma në fund polica ja nis me u marrë seriozisht me rastin edhe njeri ma i poshtër në polici ja nis mu kfill edhe me lyp vrasësin (qashtu pak i djegun prej incidentit ja nis me punu përnime si polic)!
Pra stacioneve të policisë në Kosovë sot ju them që keni fat që situata hala s’ka shku qaq fell sa me ju kall dikush stacionin pikërisht se kur po vinë gratë mu anku te ju, juve sistematikisht spo jau nin (hulumtimet e BIRN-it të dhjetra rasteve kallxojnë që juve s’jau nin, kjo so vetëm mendim i jemi por faktet e dëshmojnë këtë)
Pra, ndihuni të priviligjum që aktivistat (kryesisht aktiviste) paskan vendos veç me ngjyrë me ju gjujt!
Ju keni leju që gratë sistematikisht me u gjujt me plumba e me dajak, andaj ngjyra s’o kurgjo.
Ma mirë kape kqyreni qat film, e mos po ju inspiron edhe juve me u kfill, si atë policin në film që u kthy prej kretenit në shpëtimtar!
Ma mirë me u kthy kah Kibla sa keni ngjyrë në ftyrë se sa kur të keni diçka tjetër në ftyrë!
PS. E kur po mendoj holl e holl, pa u rebelu UÇK-ja me dhunë kundër forcave serbe na nuk kishim pas veprim serioz të forcave të Natos që me ndal dhunën që zhvillohej ndaj shqiptarëve një herë e përgjithmonë, edhe nëse kjo nënkuptonte që do njerëz u deshtën me e pësu nëndërkohë prej dhunës së shtuar. Pra, me ju përgjigj dhunës me dhunë, qaq sa e ki kaqikun, kajherë edhe shpaguhet; lekcion ky i nxjerrur nga historia jonë e vonshme!, ka shkruar Xharra në facebook./gazetametro.net