Loading…

Jetmir Topalli shënon golin e parë në ligën e Turqisë

  • 05/11/2020 | 21:57

Jetmir Topalli shënon golin e parë në ligën e Turqisë

Sulmuesi kosovar, Jetmir Topalli ka shënuar golin e parë me ekipin e tij më të ri, Yeni Malatyaaspor


Skuadra turke luajti në xhiron e tretë të Kupës së Turqisë kundër skuadrës së Artvin Hopaspor, e ku Topalli kishte startuar.

Pjesa e parë e këtij takimi përfundoi pa gola por në pjesën e dytë vendasit do të shënonin dy herë.

Fillimisht në minutën e 66-të do të shënonte Afriyie Acquah derisa Topalli do të shënonte një gol të bukur në minutën e 79.

Ai shënoi pasi mori një top të bukur nga bashkëlojtarët e tij dhe goditi këmbën me të majtën derisa topi përfundon në mes të këmbëve të mbrojtësit kundërshtarë.

Me këtë fitore, skuadra Yeni Malatyaspor e Jetmir Topallit kaloi në rrethin e katër të Kupës Turke.

Kujtojmë që Topalli u transferua në Turqi këtë verë duke kaluar nga skuadra kosovare FC Ballkani, me të cilën pati një paraqitje të mirë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë