Nëse mendoni se ora 23:30 është momenti perfekt për intimitet, ekspertët thonë të kundërtën. Sipas studimeve, profili hormonal gjatë natës nuk është aspak në favor të pasionit.
Shpjegohet se në orët e vona melatonina, hormoni i gjumit, rritet, ndërsa testosteroni, estrogjeni dhe kortizoli bien. Dhe për një përvojë sa më të kënaqshme, pikërisht këto hormone duhet të jenë në nivele të larta, ndërsa melatonina e ulët.
Theksohet se shumica e njerëzve janë intimë mes orës 22:30 dhe 23:30, por ironikisht kjo është koha kur hormonet “punojnë kundër jush”.
Një studim i vitit 2005 mes studentëve tregoi se shumica kryejnë marrëdhënie seksuale mes orës 23:00 dhe 01:00, pasi natën “ndihen më seksualë”. Megjithatë, ekspertët sugjerojnë se mëngjesi kur testosteroni dhe kortizoli janë natyrshëm më të larta është koha ideale për intimitet.
Mes angazhimeve të punës dhe jetës familjare, çiftet shpesh zgjedhin natën. Por shkenca duket se ka një mesazh të qartë: vendoseni alarmin pak më herët.