Ky mocion ka marrë mbështetje nga dy krahët parlamentar përfshi edhe koalicionin qeverisës që do të thotë që qeveria e Holandës do të dërgojë kërkesë Komisionit Evropian për këto masa ndaj Serbisë, transmeton Gazeta Metro.
Disa mocione janë dorëzuar në parlamentin holandez për masa ndaj Serbisë përfshi edhe pezullimin e regjimit të liberalizmit të vizave për këtë shtet.
Mocioni i propozuar përfshinte që Komisioni Evropian të propozojë një mekanizëm kushtëzimit negativ që pastaj do të shfrytëzohej për ngrirjes së negociatave për procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE.
Several motions filed against #Serbia 🇷🇸, incl. suspension of visa free travel (‘noodremmechanisme’) by 03/2023 (VVD/D66/SP). Main motion: call upon the EC to propose a negative conditionality mechanism by 10/2023 (VVD/PvdA/GL/CDA/CU), which could then be used to freeze talks.
— Rainier Jaarsma (@RJaarsma) December 8, 2022
Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Wopke Hoekstra, ka kërkuar nga deputetët të shtyjnë mocionin për pezullimin e regjimit të liberalizmit të vizave për Serbinë pasi që qeveria holandeze tashmë po përgatitë një raport pikërisht për këtë çështje me gjithë vendimin. Shqyrtimi për këtë çështje do të duhej të sillej në parlament para pushimit të krishtlindjeve shpjegoi ministri.
The Foreign Minister asked MPs to defer the motion on suspending #Serbia‘s visa free regime, as the Dutch government is currently preparing its position (and a report) on this exact topic. Appreciation of this measure should be in before the Christmas recess.
— Rainier Jaarsma (@RJaarsma) December 8, 2022
Kryediplomati holandez Hoekstra ka shprehur poashtu mbështetjen për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke e vlerësuar një prej dilemave më të lehta në rajon, posaçërisht nëse krahasohet me situatën në Bosnje e Hercegovinë.
Serbia në samitin e fundit të BE-Ballkani Perëndimor kishte refuzuar definitvisht të përshtaste politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë me Bashkimin Evropian, siç pritet nga një partner evropian dhe shtet kandidat. Çështja kyçe ishte vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, që ishte refuzuar kategorikisht nga presidenti serb Aleksandar Vucic. Në deklaratën e përbashkët ishte theksuar kjo çështje./gazetametro.net