Loading…
Jo veç plazh e male: Këto 6 libra duhet t’i lexoni këtë verë
  • 25/06/2019 | 20:39

Jo veç plazh e male: Këto 6 libra duhet t’i lexoni këtë verë

Vera i gjen të gjithë me plane për palzhet e bukura e male mahnitëse e të thella për t’i shijuar e për t’u relaksuar. Mirëpo, gjatë verës ju preferojmë edhe të lexoni disa histori librash, duke shëtitur nëpër zhanre të ndryshme librash dhe i ka dhënë kështu secilit mundësi ta gjejë veten, shkruan Gazeta Metro.


Duke i lexuar nuk do t’ju mungojnë më një referencë prej librave, të paktën jo për një kohë të gjatë, shumë të gjatë. Më poshtë Gazeta Metro ju sjellë 6 librat që duhet t’i lexoni këtë verë:

1. Rrëfenja shërbëtoresh” (The Handmaid’s Tale) nga Margaret Atwood

Atwood shtyn kufijtë midis zhanrit të fiksionit dhe Letërsisë me L të madhe në buzët e një shkëmbi, ku merr flakë dhe thërrmohet në hi. Është një nga veprat më madhështore të fiksionit feminist i shkruar ndonjëherë, ndaj shtojeni sot në listën tuaj të leximeve.

2. “Vilet e zemërimit” (The Grapes of Wrath) nga John Steinbeck

I debatueshëm edhe sot, siç ishte kur u botua për herë të parë, është një vështrim origjinal i jetës gjatë Dust Bowl. Një histori e luftës së klasave, dhunës së policisë, diskriminimit e dëshpërimit dhe protagonisti Tom Joad është një hero i popullit. Ky libër mbetet i rëndësishëm, edhe pas 80 vjetësh pasi është shkruar.

3. “Një mijë diej vezullues” (A Thousand Splendid Suns) nga Khaled Hosseini

Një vijim i romanit debutues të Hossein-it, ndodh në Afganistan dhe përballet fort me ndikimin e ndryshimit të regjimit te njerëzit e një vendi. Ndryshe nga paraprijësi, ky roman vë në qendër gratë afgane, që duhet të mblidhen bashkë për t’i mbijetuar ashpërsisë së varfërisë, dhunës në familje dhe copëzimit të territorit.

4. “Dhëmbët e bardhë” (White Teeth) nga Zadie Smith

Rrëfen historinë e jetës së emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar. Romani përballet me tema të asimilimit dhe diversiteti etnik, ndërsa individët nga Bangladeshi dhe Xhamajka dhe fëmijët e tyre lundrojnë në një shoqëri të bardhësh. Religjione, zakone dhe identitet të humbur, ndërsa zbulohen të reja.

5. “Rrëfenja e dy qyteteve” (A Tale of Two Cities) nga Charles Dickens

Të depërtoni përmes stilit të Dickens-it mund të jetë një betejë nëse nuk e shijoni vërtet, por mishi që dëshironi të hani është në subjekt. Një rrëfenjë e flaktë e ndërlikimeve politike dhe revolucionit … nuk do të pendoheni kur ta lexoni.

6. “Klubi fat e gëzim” (The Joy Luck Club) nga Amy Tan

Ky libër ka qenë njëherazi sukses letrar dhe i përgjithshëm qysh prej botimit më 1989-n. Romani ndjek një grup emigrantësh kinezë dhe fëmijët e tyre të lindur në Amerikë, ndërsa lundrojnë në marrëdhëniet ndërpersonale dhe konflikti i asimilimit dhe identiteti. Për shkak të përhapjes së gjerë të lexuesit, do të dëgjoni t’i referohen si marrëveshje e mirë, kështu do të jetë ide e mirë ta vendosni sa më shpejt në listën e leximit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë