Balenat dhe delfinët e kanë problem t’i lënë të dashurit e tyre pasi të vdesin dhe vazhdojnë të qëndrojnë afër trupave të tyre.
Kjo sipas një studimi të ri që thotë se këto gjallesa madhështore vuajnë për vdekjen e miqve dhe familjarëve në mënyrë të ngjashme me njerëzit, transmeton gazetametro.net
Ata janë parë duke u ngjitur për trupin e pajetë të fëmijës së tyre dhe duke i mbrojtur ata nga grabitqarët.
Hulumtuesit nga Dolphin Biology and Conservation në Oceancare në Cordenons, Itali, analizuan 78 raste të trajtimit të të vdekurve nga ana e gjitarëve ujorë me kohështrirje nga viti 1970 deri më 2016.
Më shumë se 90% e delfinëve të studiuar treguan kujdes ndaj të vdekurve të tyre.
Ata përpiqeshin ta kthenin të vdekurin në sipërfaqe të ujit nëse fundosej e madje përformonin edhe përpjekje për ringjallje të tyre.
Shkencëtarët vrojtuan të njëjtën sjellje edhe te balenat. /gazetametro.net