Aktori amerikan John Cena, i cili tashmë ka 43 vjet, u martua me të dashurën e tij 13 vjet më të re, Shay Shariatzadeh, transmeton Gazeta Metro.
Ata u martuan të premten në Florida, sipas dokumentit të dasmës të botuar nga disa media amerikane. Çifti ka qenë në një lidhje që nga fillimi i vitit 2019.
“Nuk mund të ndaloja së shikuari atë që në momentin e parë që e takova”, tha John Cena në një intervistë.
Ata u panë së pari së bashku në premierën e “Doolittle”.
Ylli i filmit aksion kohët e fundit njoftoi se dy nga filmat e tij do të dalin në kinema së shpejti, por për shkak të pandemisë, premiera e të dy filmave është shtyrë për vitin 2021./gazetametro.net