Loading…

Johnson i tha Merkel se Britania është e përgatitur të dalë pa marrëveshje nga BE

  • 07/07/2020 | 23:46

Johnson i tha Merkel se Britania është e përgatitur të dalë pa marrëveshje nga BE

Mbretëria e Bashkuar të largohet nga Bashkimi Europian me të njëjtat kushte që ka Australia me bllokun nëse nuk arrihet një marrëveshje tregtare i ka thënë Kryeministri britanik Boris Johnson Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, transmeton Gazeta Metro.


“Në marrëdhënien tonë të ardhshme, kryeministri theksoi përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për të punuar ngushtë për të gjetur një marrëveshje shpejt nga procesi i bisedimeve të intensifikuara” ka njoftuar zëdhënësja nga selia e qeverisë britanike në rrugën Downing.

“Ai po ashtu ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar do të jetë e gatshme të përfundoj periudhën e tranzicionit sipas kushteve australiane nëse nuk arrihet marrëveshje në fund.”

Australia nuk ka një marrëveshje tregtare gjithëpërfshirëse me BE’në. Shumica e tregtisë Australi-BE bazohet në rregullat e Organizatës Botërore të tregtisë, edhe pse marrëveshje specifike janë arritur për mallra të veçantë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë