Loading…

Johnson nënshkruan marrëveshjen e Brexit’it

  • 24/01/2020 | 21:52

Johnson nënshkruan marrëveshjen e Brexit’it

Kryeministri britanik, Boris Johnson njoftoi në Twitter se ka nënshkruar sot marrëveshjen e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, e parashikuar për 31 janar.


Pas tre vitesh krizë politike në Britaninë e Madhe që prej referendumit të vitit 2016, Brexit pritet të ratifikohet tashmë nga Parlamenti Evropian të mërkurën e ardhshme, para se ndarja të hyjë zyrtarisht në fuqi.

Bashkimi Evropian njoftoi sot emërimin e ambasadorit të parë në Britaninë e Madhe, i cili do të marrë funksionet e tij duke nisur nga 1 shkurti.

“Portugezi, Joao Vale de Almeida do të marrë kryesimin e delegacionit që do të përfaqësojë Unionin në Britaninë e Madhe”, njoftoi në një komunikatë shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian përfunduan procedurat e fundit para ndarjes së tyre. Presidentët e institucioneve evropiane nënshkruan sot marrëveshjen e divorcit dhe ia transmetuan Parlamentit Evropian për ratifikimin më 29 janar, akti i fundit në kuadër të finalizimit të shkëputjes nga një union i bashkuar./ATSH/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë