Loading…

Jonida Maliqi po rikthehet në ekran: Ky është projekti i saj i ri

  • 24/09/2020 | 19:43

Jonida Maliqi po rikthehet në ekran: Ky është projekti i saj i ri

Ndonëse është mjaft aktive në rrjetet sociale, Jonida Maliqi na mungon të gjithëve në muzikë me projektet e reja. Megjithatë, disa javë më parë ajo na ka paralajmëruar me anë të një Instastory se po përgatit një projekt televiziv që pritet të vijë së shpejti në ekran.


Autorja e hitit “Jam bërë si ti” ka publikuar një video, në fund të së cilës shfaqet logoja e “Vizion Plus”, por nuk ka dhënë asnjë detaji tjetër duke na lënë me pikëpyetje.

Sakaq, ditën e sotme, po nëpërmjet një Instastory këngëtarja ka treguar se bëhet fjalë për një emision ‘lifestyle’.

Ajo pyeti fansat ditën e djeshme se “çfarë do përmbajë emisioni im” dhe ditën e sotme tregoi se bëhet fjalë pikërisht për një emision të këtij lloji, por për detaje të tjera duhet ende të presim.

Nuk mund të themi se çfarë po e rikthehen Jonidën në ekran, por me siguri do jetë një surprizë shumë e bukur.

Kujtojmë se vite më parë Jonida ka qenë prezantuese e “Dancing with the stars” krah Armina Mevlanit në “Vizion Plus”.

Pak javë më parë, ajo tha në një intervistë se ka gati dy produksione, dhe për një prej tyre po bashkëpunon me Romeon.

“Kam një këngë që ka dalë nga studio, një bashkëpunim me një artist xhamajkan që jeton në Kanada, dhe na ka ngelur videoja pa xhiruar prej situatës së krijuar nga pandemia. Paralelisht po punoj me një material tjetër muzikor dhe Romeo po shkruan tekstin e saj”., tha Jonida.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë