Loading…

Jonida Maliqi shpërthen në lot nga dedikimi që ia bëri babai në emision

  • 28/01/2021 | 20:19

Jonida Maliqi shpërthen në lot nga dedikimi që ia bëri babai në emision

Jonida Maliqi është tashmë një emër i njohur për të gjithë e mbrëmjen e djeshme, teksa ishte e ftuar tek “E ardhmja është vajzë”, mori disa surpriza të papritura që e emocionuan shumë.


Ajo mori tre mesazhe nga tre njerëz shumë të rëndësishëm në jetën e saj. I pari ishte miku më i mirë që këngëtarja ka, Ardi Asllani, i cili i kishte organizuar asaj një videomesazh. Ky mesazh i tij në fakt e bëri atë të qeshte, por ndërsa dy të tjerët jo.

Babai dhe djali i saj, Dan, që është edhe fëmija i vetëm që moderatorja ka, i kishin përgatitur dy mesazhe zanore, të cilat ajo nuk i priste fare.

“Jonida ti je shpirti i babit, unë të dua shumë dhe kam shumë emocion që po flas tani këtu.

Të dua për gjithçka që ti ke, dua që ti të jesh gjithmonë e më mirë, me djalin me ne të gjithë, babi të do shumë! Dhe është fat i madh për mua që të kam ty, kam edhe Xhildën.

Ndoshta kam bërë dhe unë ndonjë gabim në marrëdhënien me ju, por ju duhet të më falni, sepse edhe mosha bën të vetat.

Të uroj të jesh gjithmonë vetvetja, të kalosh sa më mirë me ambientin që ke rreth e qark dhe gjithmonë të uroj lumturi”, u shpreh babai i Maliqit.

Më pas, mes lotësh, Jonida u shpreh se babai i saj është burri ideal, mashkulli perfekt, e që gjithmonë ka kërkuar karakteristikat e tij tek partnerët në jetë.

Qershia mbi tortë ishte i vogli Dan, që i kishte dërguar një mesazh në anglisht mami Jonidës.

“Mami Jonida, të dua shumë, ti je mami më e mirë”, ishin fjalët e tij, që e emocionuan pafund Jonidën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë