Loading…

Jonida Vokshi zbulon se është në pritje të fëmijës së dytë

  • 03/02/2023 | 21:27

Jonida Vokshi zbulon se është në pritje të fëmijës së dytë

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi janë një nga çiftet më të dashur për publikun dhe dasma e tyre e vitit 2019 u ndoq me shumë kërshëri.


Viti 2020 mbetet përgjithmonë viti që ia ndryshoi jetën çiftit sepse ata mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë, fryt i dashurisë së tyre të pashtershme.

Në qershor të vitit 2020, Jonida Vokshi dhe aktori nga Kosova, Besnik Krapi, u bërë prindër për herë të parë. Këtë e bëri të ditur vet aktori Krapi, i cili asokohe shpërndau lajmin për publikun në llogarinë e tij personale, Instagram.

“Zoti më ka takuar me një çikë shumë të bukur sot. Më ka marrë gjithë zemrën. Emrin e ka Emi. Në fillim ka qajtur shumë, poget kur e kuptoi kush jam dhe si dukem, por menjëherë jemi bërë shokë”, shkruante ai.

Ndërkaq tani, Besniku dhe Jonida vitin 2023 do ta mbajnë mend sërish si një vit që ua ndryshoi jetën. Kjo sepse, çifti shumë i dashur janë në pritje të ëmbël. Kësaj here lajmin e bëri publik vetë prezantuesja gjatë Prime të BBVK.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë