Sot mediumet angleze raportuan se Chelsea dhe Arsenal kanë arritur marrëveshje për Jorginhon, i cili në ndeshjen e fundit mes këtyre dy klubeve kishte pasur një fjalosje në fund të takimit me Granit Xhakën, transmeton Gazeta Metro.
Në nëntor të vitit të kaluar po zhvillohej dueli i xhiros së 15’të të Premier League mes dy skuadrave nga Londra. Si zakonisht nuk munguan as kacafytjet e përplasjet mes futbollistëve.
Ishte minuta e fundit e ndeshjes dhe pritej vërshëllima e fundit nga gjyqtari, kur Xhaka dhe Jorginho shihen duke debatuar me njëri-tjetrin.
Paraprakisht, mesfushori me origjinë nga Kosova ishte përleshur me Trevoh Chalobah dhe Mateo Kovacic, ku ishte dashur ndërhyrja e futbollistëve të tjerë për t’i ndarë ata.
Pas ndeshjes Xhaka kishte folur rreth këtyre përplasjeve, ndërsa ishte pyetur nga gazetari Des Kelly nëse duhet të priten takime të zjarrta kur ndeshen me Chelsea.
”Sigurisht, këto dy skuadra kanë një histori të madhe, edhe nëse luajnë kundër njëra-tjetrës. Dhe ky është futbolli, ndonjëherë ju duhen gjëra të tilla,” kishte thënë ai për ‘BT Sport’.
‘Topçinjtë’ e kishin fituar këtë ballafaqim me rezultat 0-1 me një gol të shënuar nga mbrojtësi, Gabriel në minutën e 63’të. /gazetametro.net
Interesante: Chelsea dhe Arsenal arrin marrëveshje për Jorginho