Loading…

Josep Borrell: BE’ja dëshiron gjendjen e tanishme të kufijve Kosovë – Serbi

  • 29/05/2020 | 22:52

Josep Borrell: BE’ja dëshiron gjendjen e tanishme të kufijve Kosovë – Serbi

Kryediplomati i Bashkimit Europian, Josep Borelli, sot është deklaruar edhe një herë rreth çështjes së dialogut Kosovë-Serbi, ku tha se kjo mbetet një prej prioriteteve të unionit, shkruan Gazeta Metro.


Dialogu Prishtinë-Beograd, sipas Borellit do të mbetet një prej çështjeve kryesore dhe se sipas tij, kjo është vërtetuar me emërimin e emisarit Mirsolav Lajcak.

“Qëllimi ynë i përgjithshëm është të shohim të gjithë rajonin përpara në rrugën e reformave, pajtimit dhe integrimit në Bashkimin Europian. Kohët e fundit kam emëruar ish Ministrin Sllovak për Punë të Jashtme, Mirosllav Lajçak, si Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian për të punuar në Dialogun Beograd-Prishtinë, i cili mbetet një nga përparësitë tona kryesore.”, ka thënë ai.

Duke u përgjigjur në pyetjet rreth ideve për ndryshimin e kufijve, më saktësisht për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, Borrell shprehu një ndryshim pozicioni në krahasim me atë që ka thënë më herët, kur nuk e ka përjashtuar këtë mundësi.

Ai tha se idetë e tilla nuk kanë mbështetje dhe se BE-ja do të preferonte që të mbahet gjendja e tanishme e kufijve.

“Së pari, duhet thënë se marrëveshja duhet të jetë mes serbëve dhe kosovarëve. Nëse ata nuk pajtohen, atëherë asgjë. Por, është thënë tashmë se marrëveshja duhet të pranohet nga bashkësia ndërkombëtare. Ato [Kosova dhe Serbia] nuk i kanë duart e lira që të vendosin çfarëdo të duan, sepse mund të ketë edhe pasoja kolaterale në rajon. Dihet shumë mirë se sa e ndjeshme është të ndryshohen kufijtë”, ka thënë ai.

Kujtojmë se nga Bashkimi Europian ditë më parë janë shprehur se qëllim i tyre është që ata të kryesojnë dialogun mes dy vendeve, shkruan Gazeta Metro.

Këtë nismë e ka mirëpritur kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti i cili ka thënë se BE’ja dhe SHBA’ja kanë rol të njëjtë.

Ky madje, ka pasur edhe disa biseda shumë konstruktive, si janë quajtur në publik, me sllovakun Mirsolav Lajcak./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë