Loading…
Jovanovic ia thotë serbëve në sy: Kosova është humbur, mos bëni plane koti
  • 21/05/2019 | 09:05

Jovanovic ia thotë serbëve në sy: Kosova është humbur, mos bëni plane koti

ryetari i Partisë Liberale Serbe (LDP), Çedomir Jovanovic, shtoi edhe se për këtë punë qeverisë serbe duhet të ju ndihmojë edhe opozita që gjithmonë ka qenë partnere kur ju duhej të sjellin rezoluta të pakuptimta për Kosovën, transmeton Gazeta Metro.


Jovanovic deklaroi sot se plani i vetëm që kjo qeveri ka mundësi të ju ofrojë qytetarëve serb është që të pranojë se Kosova “është humbur për shkak të politikës katastrofale gjatë dekadave të fundit” theksoi ai në komunikatë.

Duke komentuar mbledhjen e caktuar për Kosovë të Kuvendit serb me 27 maj, Jovanovic tha se “të gjitha planet që Serbia mundi të bëjë tani nuk janë më aktuale, nuk i duhen më askujt”.

Jovanovic ka folur edhe se si do të duhej të vazhdohej drejt një zgjidhjeje ai tha se “Shqiptarët dhe Serbët e Kosovës duhet të gjejnë kompromis i cili do të garantonte paqen gjithë rajonit. Komunitetet duhen të pajtohen, e këtu më së paku kanë rëndësi politikanët e Prishtinës e Beogradit, për të cilët interesi i tyre personal ishte kyç gjatë bisedimeve” theksoi Jovanovic./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë