Loading…
Jovanovic: Marrëzi nacionaliste në protestën në Beograd
  • 23/03/2019 | 23:05

Jovanovic: Marrëzi nacionaliste në protestën në Beograd

Lideri i Partisë Liberale Demokratike të Serbisë Cedomir Jovanovic ka vlerësuar se protesta e sontme në Beograd “është keqpërorur për marrëzi nacionaliste”, ndërsa fjalimi i gjeneralit në pension Sreten Malinovic, kushtuar fillimit të bombardimit të Jugosllavisë e ka vlerësuar si skandaloz, transmeton Gazeta Metro.

“Protesta e sontme në Beograd e tejkalon marrëzinë nacionaliste, të cilën e kemi patrë në ura në vitin 1999”, ka vlerësuar Jovanovic dhe ka shtuar se përfaqësuesit e opozitës, në qoftë se sot nuk kanë pasur forcë t’ua thonë të të vërtetën për atë që ka ndodhur të nëntëdhjetat, atëherë le të heshtin pëtgjithmonë.

“Ky nuk është sulm mbi Vucicin. Ky është sulm mbi të ardhmen normale të Serbisë, ky është kërcënim se fëmijët tanë do të jenë të gjykuar të jetojnë jetën të cilën e kemi jetuar ne, për shkak se për tërhiqemi para asaj që është krejtësisht e qartë”, ka theksuar Jovanovic.

Problemi kyç i Serbisë, sipas fjalëve të tij është problemi i Kosovës dhe çështje e së ardhmes për të gjithë.

Sonte, mendon Jovanovic, është dashur që Serbisë t’i thuhet e vërteta për Karadzicin, Milosevicin dhe të ngjashmit me ta – “si i kemi përgjakur duart për shkak të politikës së tyre të papërgjegjshme. Si një i dënuar për krime lufte, e tjetri vetëm se nuk e ka përjetuar që drejtësia të përmbushet dhe të jetë i dënuar”.

Ai mendon se nuk ka qenë incident kur pushteti dhe ata që konsiderohen si “opozitë e vërtetë” kanë bashkuar në heshtjepër akgjykimin e Karadzicit.

“Në Serbi sot një aktore ka më shumë guxim të thotë të vërtetën se sa ata të gjithë bashkë. Nuk ka të ardhme në shëti me nacionalistët, as rrugës e gjrumëve të Radovan Karadzicit, të cilin ata e arsyetojnë e madhërojnë. E di ku çon kjo”, ka përfunduar Jovanovic, transmeton infobrif.rs/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë