Loading…
Jovanovic: Na duhet kompromisi me shqiptarët me çdo çmim
  • 19/05/2019 | 16:18

Jovanovic: Na duhet kompromisi me shqiptarët me çdo çmim

Deri sa disa liderë partish serbe, të cilët tash e disa muaj po e bojkotojnë punën e Kuvendit të Serbisë, duke protestuar kundër pushtetit të Aleksandar Vucicit, kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë as në debatin kuvendor për Kosovën, kryetarli i Partisë Libera-demokratike të Serbisë Cedomir Jovanovic i ka ftuar ata në mbledhjen për Kosovën, transmeton Gazeta Metro.


Ai në një kumtesë të shkruar ka thënë se Kuvendi është vend ku duhet të debatohet për Kosovën, prandaj do të duhej që të gjithë deputetët t’i përgjigjen ftesës, duke shpresuar se do të mund të dëgjohen qëndrimet edhe të pushtetit, edhe të opozitës.

Ai ndër tjera kë theksuar se shoqëria e Serbisë është “para pëlcitjes” dhe se nuk guxojnë që “jeta politike të shndërrohet në arenë gladiatorësh”.

“Na duhet kompromisi me shqiptarët e Kosovës me çdo çmim. Është e domosdoshme që këtë kompromis ta përcjellë paqja e qëndrueshme mes nesh, e cila njerëzve do t’ua bënte të mundur të jetojnë, të punojnë, të bëjnë tregti. Çdo operacion tjetër do të na shtynte në margjinalizim shtesë, në të cilin do të jemi vetëm, pa mirëkuptimin e botës për ne e për marrëdhëniet tona”, thuhet në kumtesën e transmetuar nga “Danas”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë