Loading…

Ju doli antisemitizmi Laburistëve britanik përsëri, e shpallën Izraelin ‘shtet aparteidi’

  • 28/09/2021 | 17:01

Ju doli antisemitizmi Laburistëve britanik përsëri, e shpallën Izraelin ‘shtet aparteidi’

Partia Laburiste e Mbretërisë së Bashkuar në konferencën e tyre vjetore në Bristol miratoi një mocion se Izraeli është ‘shtet aparteidi’. Kjo ka nxjerrë në shesh përsëri një skandal antisemitizmi që kjo parti u përballë sa ishte në krye i majti ekstrem Jeremy Corbyn tanimë i përjashtuar nga partia. Tentoi kryetari i partisë Sir Keir Starmer ta ndalë por dështoi, transmeton Gazeta Metro.


Në mocion kërkohet më tej veprim ndaj “ndërtimit të banimeve, ndalimit të aneksimit dhe fundin e okupimi të pushtimit të Bregut Perëndimor dhe bllokadën e Gazës”.

Jo të gjithë anëtarët e partisë e kanë mbështetur mocionin. Sekretarja në hije për punë të jashtme, Lisa Nandy, është distancuar nga mocioni, duke i thënë gazetës angleze The Independent se Laburistët duhet të kenë një qasje “më të drejtë dhe të balancuar”, derisa siç raportohet lideri Sir Kier Starmer është përplasur me anëtarët që mbështetën mocionin.

Ky mocion vjen pasi që një ish anëtare hebreje e partisë Zonja Louise Ellman, u kthye në parti. Ellman kishte lënë më partinë në shenjë proteste kur po udhëhiqej nga Jeremy Corbyn që po nënvlerësonte – dhe i printe qëndrimit sipas disa mendimeve – skandalin e antisemitizmit.

“Partia Laburist kurrë nuk do të duhej të kishte lejuar dhe toleruar shtimin e racizmit brenda radhëve të veta” kaq shkruar Ellmand në një prononcim të sajin në Twitter.

Kryetari i partisë Starmer ka shkruar në Twitter në mbështetje të saj duke vlerësuar se “ Ellman ka treguar guxim dhe dinjitet në ballafaqimin me abuzimin e tmerrshëm antisemit. Më gëzoi besimi i saj në partinë aq sa për t’u kthyer në vatrën e saj politike”.

Corbyn ishte përjashtuar nga partia pas një hetimi të brendshëm partiak rreth akuzave për antisemitizëm, megjithëse ai nuk e ka fshehur asnjëherë mbështetjen e tij për gati çdo kauzë anti perëndimore dhe pro të majtës ekstreme./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë