Kuvendi i Kosovës pritet që sot të vazhdojë seancën plenare.
Seanca, e cila është pritur të niste në orën 10:00, akoma nuk ka filluar, pasi deputetët akoma nuk janë në sallë.
Për këtë ka folur shkurt kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
“Ju shefat pasni ardhur, por nuk i pasni deputetët me vete, interesant”, ka thënë Konjufca.
Ndryshe, Kuvendi pritet që në seancën e sotme të hedhë për të tretën herë në votim projektligjin, i cili cakton çmime tavan për produktet esenciale, e që në seancën e kaluar dështoi për shkak të mungesës së kuorumit.