Loading…

‘Ju thashë se kur Real Madrid luan në finale, e fiton atë’: Courtois flet pas triumfit në Ligën e Kampionëve

  • 28/05/2022 | 23:52

‘Ju thashë se kur Real Madrid luan në finale, e fiton atë’: Courtois flet pas triumfit në Ligën e Kampionëve

Real Madrid është shpallur kampion i Ligës së Kampionëve pas fitores me rezultat minimal 0-1 ndaj Liverpool, transmeton Gazeta Metro.


Heroi i ndeshjes, Thibaut Courtois i cili bëri një mori pritjesh pas ndeshjes ka thënë se pas deklaratës së tij që do të triumfonin sonte ndaj Liverpool, kishte parë shumë postime në Twitter se do t’i binte ‘pishman’ për këto deklarata.

Ndërsa më tutje ka thënë se tifozët anglezë nuk e respektojnë shumë dhe lavdëron edhe performancën e skuadrës së Jurgen Klopp.

”Dje thashë kur Real Madridi luan në finale, ne e fitojmë atë. Pashë shumë postime në Twitter se do të përulem, por ishte e kundërta. Në Angli, nuk kam respekt të mjaftueshëm, u pa edhe sot. Liverpooli është vërtet i fortë, por ne fituam,” tha ai.

Kujtojmë se ky është edhe titulli i 14’të në Ligën e Kampionëve për klubin spanjoll dhe i pesti në nëntë vitet e fundit dhe kjo tregon më së miri dominimin absolut në Europë nga Real Madrid. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë