Loading…

‘Juniku më i bashkuar se kurrë për Agron Kuçin’

  • 12/11/2021 | 17:24

‘Juniku më i bashkuar se kurrë për Agron Kuçin’

Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka marr pjesë në tubimin përmbyllës të kësaj partie në Junik.


Haradinaj ka thënë para të pranishmëve, se me Agron Kuçin do ta kemi një fitore bindse në Junik. Gjithashtu kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka theksuar se Juniku është ndër vendet e rralla te shqiptarët që ka ditë me kultivu kaq mirë edhe traditën, mikëpritjen si dhe atdhedashurinë dhe ka nxjerrë njerëz të zot ky vend.

“Juniku është ndër vendet e rralla te shqiptarët që ka ditë me kultivu kaq mirë edhe traditën, mikëpritjen si dhe atdhedashurinë dhe ka nxjerrë njerëz të Zot ky vend. Ju me të drejt krenoheni me vendin e juaj dhe na bëni krenar edhe të gjithë ne”, tha Haradinaj.

Haradinaj po ashtu, ka falënderuar qytetarët e Junikut për mbështetjen dhe kryetarin Agron Kuçi për punën e palodhshme që ka bërë.

“Kryetari Agron Kuçi e falënderoj shumë, për faktin se e ka pas më vështirë me qeverisë pasi që e ka fillu këtë komunë, e çdo fillim i ka vështirësitë e veta. Po ashtu e falënderoj, që Juniku është komunë funksionale dhe ju ofronë qytearëve të gjitha ato që ju nevojiten”, tregoi Haradinaj.

Në balotazhin e së dielës, në këtë komunë ndeshen kryetari aktual Agron Kuçi nga AAK dhe Ruzhdi Shehu nga LDK.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë