Loading…

Juniku në rrezik nga vërshimet (Foto)

  • 08/11/2016 | 16:49

Juniku në rrezik nga vërshimet (Foto)

Edhe komuna e Junikut është e rrezikuar nga vershimet për shkak të reshjeve të shumta që po mbreterojnë në vendin tonë. Këtë e ka bërë të ditur Agron Kuçi kryetar i Komunes së Junikut në një shkrim të postuar në Facebook. Kuçi ka bërë thirrje që qytëtaret të kenë kujdes të shtuar për shkak të rritje se nivelit të lumit Erenik.

“Qytetarë të nderuar, për shkak te reshurave te shumta atmosferike te cilat e kane përcjell zonën e territorit te komunës se Junikut, është rrit niveli dhe rrjedha e lumit Erenik, andaj kërkojmë nga ju qytetarë të nderuar që të keni kujdes përgjatë shtratit të lumit Erenik , prindër të nderuar ju lutem që të keni kujdes të shtuar dhe të shoqëroni fëmijët tuaji, gjithashtu kërkojmë që qytetarët në moshë të shoqërohen nga familjarët e tyre.”

a-kuqi-ereniku2

Kuçi ka shtuar se gjendja për momentin është nën kontroll ku komuna ka ndërmarr të gjitha masat në rast të ndonjë eskalimi, gjithashtu edhe policia janë duke patrulluar në ato pjesë ku përshkon rrjedha e lumit Erenik.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë