Loading…

Jurassic: Peshku mishngrënës më i hershëm në botë, daton rreth 150 milionë vjet më parë

  • 04/07/2019 | 08:33

Jurassic: Peshku mishngrënës më i hershëm në botë, daton rreth 150 milionë vjet më parë

Shkencëtarët kanë zbuluar fosilet e një specieje si piranja, të cilat ata thonë se është shembulli më i hershëm i një peshku mishngrënës, trasnmeton Gazeta Metro.


Kjo krijesë kockëmadhe, e gjetur në Gjermaninë e Jugut, jetonte rreth 150 milion vjet më parë dhe kishte dhëmbët dalluese të mprehtë të piranjas moderne. Këta grabitës Jurasikë përdorën dhëmbët e tyre të mprehtë për të copëtuar copa mishi dhe  për të ngrënë  peshqit e tjerë. Peshqit e tjerë u gjetën pranë, të cilët ishin sulmuar nga Piranjat e lashta.

“Ne kemi peshq të tjerë nga i njëjti lokalitet me copa që mungojnë nga trupat e tyre”, tha Dr David Bellwood i Universitetit James Cook, Australi, i cili është një nga autorët e studimit.

Hulumtuesit analizuan nofullat dhe gjetën dhëmbë të gjata në pjesën e jashtme të një kocke duke formuar qiellzën e gojës. Ata gjithashtu gjetën dhëmbë trekëndorë me skaj të dhëmbëzuar në kockat e nofullave. Ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve arriti në përfundimin se modeli dhe forma e dhëmbëve, si dhe  morfologjia e nofullës japin idenë e  një goje të pajisur mirë për të përtypur mish./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë