Loading…

Jurgen Klopp nuk shqetësohet për Nunez: Atij i duhet kohë për t’u përshtatur

  • 03/10/2022 | 16:11

Jurgen Klopp nuk shqetësohet për Nunez: Atij i duhet kohë për t’u përshtatur

Jurgen Klopp ka folur për sulmuesin e ri të Liverpoolit, Darwin Nunez, i cili nuk pati shumë hapësirë që të tregoi cilësitë e tij.


Nunez në ndeshjen e parë me Liverpoolin në Premierligë shënoi një gol dhe asistoi një tjetër, megjithatë në ndeshjen e dytë u ndëshkua me karton të kuq për sjellje jo sportive duke bërë që të mungonte në 3 ndeshje, shkruan GazetaBlic Sport.

Për sulmuesin uruguain, Klopp deklaroi se atij i duhet kohë të adaptohet me ekipin, kurse kjo gjë nuk e shqetëson atë.

“Duhet të jemi të durueshëm me Darwin Nunez, ai është ende duke u përshtatur. Është me të vërtetë e rëndësishme në situatën tonë që ai të mos shqetësohet dhe Darvini nuk duket sikur po shqetësohet.

Lojtarët e rinj vijnë dhe ne duam që ata të shkëlqejnë menjëherë, por ne jemi të qetë”, tha Jurgen Klopp.

Rekomandime
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë