Loading…
Jurgen Klopp’it i dhimbset Machester City pas humbjes nga Tottenham
  • 19/04/2019 | 21:44

Jurgen Klopp’it i dhimbset Machester City pas humbjes nga Tottenham

Menaxherit të Liverpool’it Jurgen Klopp pas humbjes së ‘Cityzens’ me vendim të VAR’it nuk mundi të mos solidarizohej me ta, transmeton Gazeta Metro.


‘Kloppo’ ishte me plot lëvdata për të dy ekipet por e theksoi atë moment të anulimit të golit, ku u shpreh se nuk është e mundur të mos ndiesh keqardhje, por përsëri ai goli do të ishte diskutuar të nesërmen edhe nëse nuk do të kishte VAR.

Jam i sigurtë se nuk e kishin të lehtë ta pranonin atë vendim, por në anën tjetër duhet uruar Tottenham, me gjithë problemet që patën ata kaluan tha Jurgen Klopp.

Gara për klubin legjendar anglez vazhdon në Ligën e Kampionëve ku do të përballet me Barcelonën e Lionel Messi’t , ku kandidati i Liverpool për futbollistin e vitit, hollandezi Virgil Van Dijk, mbrojtësi më i vlerësuar i momentit deklaroi se nuk e di se si të ndal Messi’n.

Në pyetjen se si do të ndikoj kjo në vazhdimësinë e garës për titull Jurgen Klopp si gjithmonë i drejtpërdrejtë tha “Nuk e di”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë