Loading…

Juric ankohet te belgët: Serbët e Kosovës po hasin në probleme

  • 06/11/2019 | 09:03

Juric ankohet te belgët: Serbët e Kosovës po hasin në probleme

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Juric është ankuar për gjendjen e serbëve të Kosovës te diplomatët belgë me të cilët është takuar së fundmi, transmeton Gazeta Metro.


Gjatë takimit me një delegacion nga Ministria e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Juric i ka njoftuar ata për situatën politike dhe sigurinë e serbëve në Kosovë, për të cilët thotë se po hasin në probleme.

Këtij delegacioni të udhëhequr nga ambasadorja Anick Van Calster, Juric i tha se fitorja bindëse e Listës Serbe në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, ka bërë të ditur edhe një herë se serbët në Kosovë në mënyrë uniteti mbështesin përpjekjet e Serbisë për të gjetur zgjidhjen paqësore dhe të kompromisit për problemet që ndodhin në Kosovë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë