Loading…

Juristi dhe gjysmë mjeku që po synon edhe një mandat në krye të Ferizajt

  • 05/06/2021 | 15:41

Juristi dhe gjysmë mjeku që po synon edhe një mandat në krye të Ferizajt

Agim Aliu tash e disa vite është në krye të Komunës së Ferizajt. Njëherë një gjysmë mandati ndërsa tani po e përfundon mandatin e plotë, me votën që ia besuan qytetarët. Aliu, është jurist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës, shkruan Gazeta Metro.


Aliu ka lindur me 10 qershor të vitit 1971 është nga fshati Balaj i Ferizajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen, në gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj. Ka mbaruar studimet në Fakultetin Juridik në Universitetin i Prishtinës, dhe ka vijuar studimet Master po në këtë drejtim.

Siç mëson Gazeta Metro, Aliu ka ndjekur edhe studimet në Fakultetin e Mjekësisë, deri në vitin e pestë, pra ka vetëm një vit të papërfunduar për t’u bërë mjek.

Gjatë luftës ka qenë i rreshtuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës. Është njëri ndër themeluesit e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj, por edhe…

Kryetar i Degës së Rinisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj 2001-2003.

Anëtar i Kryesisë së PDK-së në Ferizaj që nga viti 2001.

Aktualisht nënkryetar i degës së PDK-së në Ferizaj

Anëtar i Kuvendit të Komunës në të gjitha legjislacionet e pas luftës pra prej vitit 2000-2009.

Në legjislacionin 2007-2009 ka qenë Kryesues i Kuvendit të Komunës së Ferizajit.

Në mandatin legjislativ 2009-2013 është rizgjedhur Kryesues i Kuvendit të Komunës së Ferizajit, i përkrahur nga të gjitha grupet parlamentare të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës së Ferizajt.

Agim Aliu është i martuar dhe ka një djalë, dhe jeton në fshatin Balaj të Komunës që ai drejtor, Ferizaj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë