Loading…

Justin Bieber do të performojë në finalen e Kupës së Botës 2026

  • 09/07/2026 | 08:50

Justin Bieber do të performojë në finalen e Kupës së Botës 2026

Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të performojnë në shfaqjen e parë historike të pushimit mes pjesëve të finales së Kupës së Botës FIFA 2026, e cila do të mbahet më 19 korrik në New York.


Këngëtari kanadez do të ngjitet në skenë së bashku me Madonna-n, Shakira-n dhe grupin e njohur koreano-jugor BTS.

Në spektaklin 11-minutësh do të marrin pjesë gjithashtu Burna Boy, dirigjenti Gustavo Dudamel, kori PS22 me Coldplay, si edhe personazhet e famshëm të Sesame Street.
Shfaqja është organizuar për të mbështetur FIFA Global Citizen Education Fund, një iniciativë që synon të mbledhë 100 milionë dollarë (rreth 73 milionë paund) për financimin e arsimit të fëmijëve në mbarë botën.

“Kupa e Botës FIFA i bashkon njerëzit në një mënyrë që nuk e bën asnjë ngjarje tjetër,” u shpreh Justin Bieber.

Në pranverë, Bieber u rikthye në skenë me një performancë nostalgjike në festivalin Coachella në Kaliforni. Ky ishte koncerti i tij më i madh në katër vitet e fundit, pasi anuloi turneun “Justice” për shkak të problemeve shëndetësore.

Gjatë koncertit në prill, 32-vjeçari kaloi një pjesë të madhe të kohës i ulur përpara një laptopi, duke interpretuar këngët e tij më të njohura si “Baby”, “Never Say Never”, “One Time” dhe “Beauty and the Beat”, ndërsa në ekran shfaqeshin videot e tyre në YouTube.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë