Loading…
Justin Bieber transformohet në grua: Hailey Baldwin e urren për këtë gjë
  • 14/04/2019 | 18:20

Justin Bieber transformohet në grua: Hailey Baldwin e urren për këtë gjë

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin padyshim që janë një prej dysheve më të komentuara të showbizz-it edhe pse praktikisht të dy prej kohësh kanë qëndruar disi larg jetës së tyre profesionale, transmeton Gazeta Metro.


E megjithatë ata janë mjaft aktiv në rrjetet sociale duke i lënë mjaft hapësirë fansave të tyre të zbulojnë më shumë për jetën e tyre si çift i martuar.

Bieber shpesh ka qejf të postojë foto të çuditshme dhe qesharake, të cilat shpesh komentohen dhe negativisht nga ndjekësit e tij, si për shembull gënjeshtra e 1 prillit ku ai postoi foto të Hailey duke shkruar se ajo ishte shtatzënë.

Por, kjo foto më e fundit e këngëtarit nuk ka mërzitur fansat, por ka inatosur vetë bashkëshorten e tij modele.

Justin ka postuar një foto të fytyrës së tij të modifikuar mbi trupin e modeles dhe kaq mjaftoi për të bërë xhiron e rrjetit.

“Interneti duhet të qetësohet, jailey është i vërtetë”, ka shkruar Justin.

Menjëherë modelja ka komentuar: ‘Lolol, e urrej këtë”. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë