Loading…

Justin dhe Hailey Bieber në takim me presidentin francez dhe gruan e tij, modelja surprizon me veshjen

  • 22/06/2021 | 11:39

Justin dhe Hailey Bieber në takim me presidentin francez dhe gruan e tij, modelja surprizon me veshjen

Justin dhe Hailey Bieber udhëtuan drejt Parisit ku u takuan me presidentin Emmanuel Macron dhe gruan e tij, Brigitte. Këngëtari postoi një foto nga takimi në rrjete sociale, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte paraqitja e gruas së tij.


Modelja vendosi të vishte një fustan bezhë nga LaQuan Smith kombinuar me një palë sandale me të njëjtën ngjyrë dhe një çantë Liffner. Ndërsa Justin pozonte me një kostum me një këmishë të zbërthyer, një zinxhir në qafë dhe një palë atlete blu.

Elementi i papritur është prerja sensuale e fustanit, duke i lënë barkun e ekspozuar. Bieber dhe Hailey, të cilët janë parë në Paris gjatë dy ditëve të fundit, gjithashtu u fotografuan duke shijuar një darkë romantike në restorantin Le Stresa në Paris.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë