Loading…

Justin dhe Hailey Bieber po bëhen prindër: Këto fotografi po ngjallin dyshime

  • 24/09/2020 | 17:03

Justin dhe Hailey Bieber po bëhen prindër: Këto fotografi po ngjallin dyshime

Fotografitë e fundit të modeles 23 vjeçare Hailey Bieber kanë shkaktuar spekulime se ajo është shtatzënë, transmeton Gazeta Metro.


Ajo u fotografua të hënën e kaluar në rrugëve të Hollywood’it e veshur me veshje sportive, veshje këto të cilat ia nxirrnin barkun më në pah se që duhet. Nuk kaloi shumë dhe u përhapën spekulimet se ajo dhe burri i saj Justin Bieber ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë, por çifti ende nuk e ka komentuar një gjë të tillë.

“Ajo nuk është shtatzënë” thuhej në komente posht fotografive që po qarrkullojnë lartë e poshtë.

“Ajo ndoshta thjesht po ha mirë”, thotë një tjetër komentet në rrjetet sociale, ndërsa disa të tjerë mendojnë ndryshe.

“Ajo nuk ka qenë kurrë kaq e fryrë, ndoshta ka vetëm dy muaj shtatzënë.”; “Thjesht emocionuese, Hailey dhe Justin do të ketë një fëmijë.”; “Me siguri e gjithë familja është shumë e lumtur”, thoni disa të tjerë.

Ndryshe deri më tani asnjëri nga ata dy nuk kanë folur hapur se po planifikojnë  apo janë duke tentuar të kenë një fëmijë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë