Loading…

Juventus i afrohet pozitës së katërt, fiton me vështirësi kundër Veronas

  • 01/04/2023 | 22:49

Juventus i afrohet pozitës së katërt, fiton me vështirësi kundër Veronas

Juventus ka fituar në shtëpi kundër Veronas me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 28’të të Serie A, transmeton Gazeta Metro.


‘Zonja e Vjetër’ edhe pse nuk bëri paraqitje shumë të mirë, në fund arriti të marrë pikët e plota kundër Veronas.

Golin e vetëm për skuadrën e drejtuar nga Massimiliano Allegri e realizoi në minutën e 56’të sulmuesi, Moise Kean, pas asistimit nga Manuel Locatelli.

Verona nuk u dorëzua dhe kishte disa raste për të barazuar shifrat, por që futbollistët e saj nuk u treguan të saktë para portës.

Juventus që gjendet në pozitën e shtatë me 44 pikë me këtë fitore ka ngushtuar distancën në vetëm katër pikë me Milan që mban vendin e katërt.

‘Rossonerët’ të dielën janë mysafir të Napolit në ndeshjen e cila do të fillojë nga ora 20:45. /gazetametro.net

Vjen lajmi i mirë për ‘Rossonerët’ para ndeshjes me Napolin, lëndohet Victor Osimhen

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë