Loading…
Juventus kontratë të re për Max Allegri’n, i rrit edhe pagën
  • 19/04/2019 | 23:40

Juventus kontratë të re për Max Allegri’n, i rrit edhe pagën

Kampioni i Italisë Juventus FC po negocion me trajnerin Max Allegri i ofron kontratë të re dy vjeçare, transmeton Gazeta Metro.

Max Allegri deklaroi se do të qendrojë në Juventus pas lojës me Ajax në Ligën e Kampionëve, të cilën e humbën, tani raportojnë mediat italiane se negociatat kanë nisur dhe se Juventus i kanë ofruar zgjatje të kontratës për dy vjet dhe pagë prej 8 milionë Euro në vit.

Juventus’it i duhet edhe një pikë për të u shpallur kampion i Italisë për herën e tetë me radhë. Ky do të jetë titulli i pestë i Allegri në krye të Juventus’it dhe i gjashti në total.

Allegri ka fituar edhe tri Kupa të Italisë me ‘Zonjën e Vjetër’ nga Torino dhe ishte dy herë në finale të Ligës së Kampionëve, që i humbi./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 22/07/2019 | 00:02
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë