Juventusi besohet se është klubi favorit për të transferuar top sulmuesin e Wolvesit, Raul Jimenezin, transmeton Gazeta Metro.
Sulmuesi meksikan ka shkëlqyer gjatë sezonit të fundit në Premier Ligë, duke shënuar 17 gola dhe 6 asistime në 38 paraqitje.
Forma e tij e lartë e treguar me Wolvesin ka bërë që edhe Juventuesi të shpreh interesim për të, madje besohet se kampioni italian është afër transferimit të tij.
(Raul Jimenez / Wolves).
‘AS’ shkruan se ‘Zonja e Vjetër’ është duke mposhtur konkurrencën e Manchester Unitedit, që gjithashtu ka shprehur interesim për 29 vjeçarin.
Ndryshe, Raul Jimenez ka kontratë të vlefshme me Wolvesin deri më 2023. Jimenez në tregun e transferimeve vlerësohet me 40 milionë euro. /gazetametro.net