Loading…

Juventus mund të mbetet pa Ronaldon dhe De Ligt ndaj Milan

  • 08/11/2019 | 18:53

Juventus mund të mbetet pa Ronaldon dhe De Ligt ndaj Milan

Pasi siguroi kualifikimin në fazën e 1/8’ave të Champiosn leagues, Juventusi ka nisur punën për të përgatitur ndeshjen e ardhshme të kampionatit italian, atë ndaj Milanit të dielën në mbrëmje.


Kështu gjatë seancës së sotme stërvitore ka rënë në sy fakti që Cristiano Ronaldo dhe Mathijs De Ligt janë stërvitur veçmas grupit, për shkak të problemeve muskulore, ndërsa burime pranë klubit bardhezi bëjnë me dije se prezenca e tyre ndaj Milanit është në dyshim.

Mbrojtësi holandez nuk mori pjesë as në udhëtim ndaj Lokomotivës së Moskës për shkak të dëmtimit, ndërsa Ronaldo luajti deri në minutat e fundit në kryeqytetin rus, për t’u zëvendësuar më pas.

Gazetari i Goal.com, Romeo Agresti, shkruan se te ‘Zonja e Vjetër’ janë optimist se do të përballen me Milanin.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë