Loading…

Juventus vazhdon me fitore, falë Paulo Dybalas

  • 22/10/2019 | 23:01

Juventus vazhdon me fitore, falë Paulo Dybalas

Skuadra e Juventusit ka arritur që të përmbysë epërsinë e Lokomotivës së Moskës dhe të shënoi fitore në fund, transmeton Gazeta Metro.


Mysafirët nga Rusia ishin në avantazh ndaj Juventusit që nga minuta e 30’të, kur Aleksey Miranchuk kaloi skuadrën e tij në epërsi.

Por, kjo epërsi e tyre u përmbys në pjesën e dytë, falë dy golave nga Paulo Dybala. Sulmuesi argjentinas realizoi në minutat 77 dhe 79.

Pas kësaj fitore, Juventusi kthehet në pozitën e parë në Grupin D me 7 pikë, aq sa ka edhe Atletico Madrid një pozitë më poshtë. Ndërkaq, Lokomotiva mbetet në pozitën e tretë me 3 pikë, e Bayern Leverkusen në pozitën e fundit me 0 pikë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë