Loading…
Juventusi me ofertë shokuese për Salahn: Ylli i Liverpoolit merr vendim për të ardhmen e tij
  • 16/06/2019 | 14:27

Juventusi me ofertë shokuese për Salahn: Ylli i Liverpoolit merr vendim për të ardhmen e tij

Mohamed Salah te Juventusi? Një ide e çmendur, por sipas raportimeve nga Anglia, italianë tentuan një lëvizje befasuese për yllin e Liverpoolit, transmeton Gazeta Metro.


Sipas asaj që shkruan Daily Mirror, kampioni italian kishte ofruar 170 milionë euro për të siguruar shërbimet e Mohamed Salah.

Një ofertë të tillë kishte ofruar edhe gjiganti spanjoll, Real Madridi, por që të dyja ofertat në fjalë ishin refuzuar.

Sulmuesi egjiptian vendosi të mbetet edhe më tej në “Anfield”, të paktën edhe për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, Salah e la derën e hapur për transferimin e tij verën e ardhshme, ose në Torino ose në Madrid.

Që nga ardhja e tij te Liverpooli, Salah arriti që të shëndrrohet në njërin ndër lojtarët kryesor të Liverpoolit, duke arritur që në sezonin e fundit të shpallen edhe kampion në Ligën e Kampionëve./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë