Loading…

Juventusi pëson humbje në ndeshjen e parë ndaj Lyonit

  • 26/02/2020 | 23:07

Juventusi pëson humbje në ndeshjen e parë ndaj Lyonit

Skuadra pretedente për titull në Ligën e Kampionëve, Juventusi, ka pësuar humbje në ndeshjen e parë nga Lyoni, transmeton Gazeta Metro.


Skuadra franceze shënoi fitore minimale në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Groupama Stadium’ ka përfunduar me rezultatin 1-0 në favor të Lyonit.

Lucas Tousart ishte golashënuesi i golit të vetëm dhe të fitores për Lyonin në ndeshjen e sontme ndaj Juventusit, në minutën e 37’të.

Kujtojmë që ndeshja e kthimit që zhvillohet më 17 mars në ‘Allianz Stadium’./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë