Loading…

Juventusi po planifikon që të fitojë 100 milionë euro nga shitjet e lojtarëve që i ka të huazuar

  • 10/02/2024 | 14:36

Juventusi po planifikon që të fitojë 100 milionë euro nga shitjet e lojtarëve që i ka të huazuar

Është hera e parë pas shumë viteve që Juventusi ka mbetur jashtë garave evropiane dhe Zonja e Vjetër do të rikthehet pas një viti mungesë.


Rikthimi i Juventusit në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm është mëse i sigurt, pasi torinezët po luftojnë për titullin kampion dhe duket e vështirë të mbesin jashtë top katërshës.

Kësisoj bardhezinjtë po mendojnë për sezonin e ri dhe pritet të përforcohen duke qenë konkurrues si në Serie A ashtu edhe në garën më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.

LaGazzetta dello Sport ka raportuar se Juventus do të shes fillimisht para se të bëj hyrje të rëndësishme dhe vetëm nga lojtarët që ka aktualisht të huazuar pritet të fitojë mbi 100 milionë euro.

Vetëm nga shitja e Dean Hujisen që po shkëlqen te Roma, Juventus pritet të fitoj 30 milionë euro, derisa ylli argjentinas Matias Soule aktualisht i huazuar te Frosinone do t’i sjell afër 40 milionë euro të tjera Zonjës së Vjetër.

Tre emrat e tjerë që do të shiten përfundimisht nga Juventusi në verë e që për momentin janë të huazuar janë Enzo Barrenechea, Kaio Joge dhe Facundo Gonzalez.

Gjithsesi vlera e lojtarëve në fjalë mund të rritet edhe më shumë deri në verë, sidomos ajo e Matias Soule për të cilin shumë skuadra angleze janë vënë pas tij.

Juventus do të ketë të ardhura të mëdha vetëm nga shitjet e lojtarëve të rinj dhe pa pasur nevojë të sakrifikojë ndonjërin nga yjet e mëdha të skuadrës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë